Flash News

KRYESORE

Shtohen protestat në Iran për dorëheqjen e liderit Ali Khamenei, Trump: Mos i vrisni protestuesit

Shtohen protestat në Iran për dorëheqjen e liderit Ali Khamenei,

Protestat shtohen nga dita në ditë në Iran, pasi njerëzit janë indinjuar me rrëzimin e avionit nga ushtria e vendit, ku humbën jetën 176 persona. Ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e udhëheqësit suprem, ajatollahut Ali Khamenei.

Për shkak të përshkallëzimit të situatës, në kryeqytetin Teheran janë mobilizuar forcat speciale të policisë. Ndërsa tensionet rriten, presidenti i SHBA-së Donald Turmp i ka bërë thirrje autoriteteve që të mos të vrasin protestuesit.

"Për udhëheqësit e Iranit, mos i vrisni protestuesit. Me mijëra tashmë janë vrarë apo burgosur nga ju dhe bota po shikon. Më e rëndësishmja është që SHBA-ja po ju sheh. Rivini në funksionim përsëri internetin dhe lini që gazetarët të lëvizin të lirë! Ndaloni vrasjen e popullit tuaj të madh iranian!", shkroi presidenti amerikan në Twitter.

Të shtunën, Garda Revolucionare Islamike e Iranit pranoi se rrëzoi gabimisht avionin e Linjës Ndërkombëtare Ukrainase. Komandanti i forcave ajrore të Gardës, Amir Ali Hajizadeh u shpreh se “mbante përgjegjësinë e plotë për ngjarjen dhe se do t’i bindej çfarëdolloj vendimi që do të merrej”. Ai shtoi se do të kishte dashur më mirë të “kishte vdekur” sesa të ndodhte rrëzimi i avionit.

Të fundit