Flash News

KRYESORE

Shtohen rastet me infeksione për shkak të të nxehtit

Shtohen rastet me infeksione për shkak të të nxehtit

Të vegjlit, të ekspozuar nën temperatura ekstreme si këto të këtij korriku, kanë patur mjaft probleme me patologji që vijnë nga djersitja e tepërt, ndërsa nuk kanë munguar edhe infeksionet. Nënat me fëmijë sapo vërejnë përkeqësim të shëndetit të të vegjëlve nxitojnë për t’u konsultuar me mjekun dermatolog.

Mjekja dermatologe Doçi, tha se në stinën e verës popullata është shumë e ekspozuar ndaj faktorëve të jashtëm duke u shtuar dermatitet e ndryshëm, ndërsa të veglit vuajnë pasojat e një lëkure të irrituar nga djersitja e tepërt.

“Prindërit të veshin me veshje pambuku fëmijët dhe të bëjnë të mundur në mënyrë të vazhdueshme t’u ulin temperaturën e trupit nëpërmjet banjave të ujit” këshillon mjekja. 

Sipas mjekes Doçi, problematika është rritur si rezultat i infeksioneve të lëkurës.

“Ka shtim të infeksioneve sepse ka temperaturë të lartë e krijohet terren i përshtatshëm për infeksionet. Të përdoren antiseptikët dhe t’u kushtohet një vëmendje e veçantë”pohon mjekja.DurrësLajm

 

Të fundit