Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Shtohen tentativat për krijimin e një ‘opozite të re’, parti e dytë për komunitetin çam
Ndërkohë që opozita e vërtëtë ka djegur mandatet, tentativat për krijimin e një ‘opozitë të re’ tani kanë nisur. Pas deputetëve ‘dezertorë’ dhe regjistrimit të tre partive në KQZ, tjetër subjekt i ri politik mund të lindë.
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka paralajmëruar krijimin e një partie të re, që do përfaqësojë komunitetin çam. “Rama ka qejf të fusë duart te PDIU. Mund të tentojë ta bëjë dhe do të jetë partia e dytë çame Rama 2, se e ka bërë edhe një herë, do të jetë si këta që kanë hyrë në parlament”, sqaroi Idrizi ne emisionin '5 pyetje nga Babaramo'.
Në zgjedhjet e përgjithshme të vititi 2015, komuniteti çam u përfaqësua edhe nga një parti e krijuar rishtazi; Aleanca Popullore e drejtuar nga Artur Dojaka, por qe nuk arrit të merrte asnjë mandat deputeti.