Flash News

KRYESORE

Shtohen vatrat e zjarrit, pyjet e Matit përfshihen nga flakët

Shtohen vatrat e zjarrit, pyjet e Matit përfshihen nga flakët

Situata e vatrave të zjarrit në vend duket se po gjen terren dhe për shkak të tepmperaturave të larta që nuk janë aspak të favorshme për lokalizimin dhë vënien e tyre nën kontroll. Zona e prekur nga zjarret pasditen e sotme është rrethi i Matit. Janë shënuar katër vatra zjarri në pyjet e Matit në pjesën jugore.

Ndërkohë që raportohen dhe dy vatra të tjera zjarri në malin e Gurrës në Bashkinë e Klosit. Është drejtori i shërbimit pyjorë në Bashkinë Klos, Jetmir Reçi, i cili deklaron se punonjësit e bashkisë janë angazhuar maksimalisht për të vënë nën kontroll këto vatra zjarri. Ndërsa bën me dije se mbetet problematike një vatër zjarri në njësinë administrative të Ulzës, në fshatin Madhesh ku është djegur një masiv pyjorë prej 10 hektarësh, për shkak se dhe terreni për të manovruar për vënien nën kontroll të tyre është i vështirë.

Të fundit