Flash News

KRYESORE

Shtohen vjedhjet në Korçë, arrestohen 3 persona, mes tyre dy vëllezër

Shtohen vjedhjet në Korçë, arrestohen 3 persona, mes tyre dy

Policia e Korçës ka vënë në pranga 3 persona, të cilët akuzohen për veprën penale “Vjedhja”. Burime zyrtare pohuan se Zamir Fejzollari, 37 vjeç, banues në Korçë, dyshohet të jetë autori i vjedhjes të një sasie lekësh në banesën e shtetases E.N, 34 vjeçe, ngjarje e ndodhur më datë 5 gusht, në lagjen nr 3 të këtij qyteti. Gjithashtu po nga këto struktura, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë edhe e dy vëllezërve, Franci Agollit, 20 vjeç dhe Erges Agollit, 22 vjeç, të dy banues në Bilisht. Arrestimi i tyre u bë pasi sot, në lagjen nr 1 në Korçë, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre u kapën në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit A.Xh, 43 vjeç.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

Të fundit