Flash News

KRYESORE

Shtohet numri i pushuesve kosovarë në gjysmën e dytë të korrikut

Shtohet numri i pushuesve kosovarë në gjysmën e dytë të

Po shkon në rritje numri i pushuesve kosovarë që po pushojnë në brigjet shqiptare. Vetëm dje rreth 25 mijë qytetarë nga Kosova kanë vendosur t’i kalojnë pushimet e fundjavës në Shqipëri. Ky numër është regjistruar vetëm të shtunën në mëngjes në pikën kufitare të Morinës.  Qytetarët e Kosovës si destinacionin numër një për t’i kaluar pushimet e kanë bregdetin shqiptar. Në ditët në vazhdim ky numër do rritet për të pasur pikun e tij gjatë muajit gusht, ku pushues të shumtë, sidomos emigrantë që vijën nga Perëndimi, Zvicra, Gjermania, Blegjika, Franca etj, do të pushojnë familjarisht në brigjet shqiptare.

Në tre muaj, sa është sezoni turistik, një numër i madh i qytetarëve nga Kosova vendosin t’i kalojnë pushimet në Shqipëri, çdo vit, dhe ky numër ka ardhur në rritje, nga viti në vit.

Edhe këtë fundjavë, që në orët e para të mëngjesit, rreth 25 mijë qytetarë kosovarë kaluan doganën e Morinës për të pushuar në Shqipëri. Në kufi, pavarësisht fluksit të lartë nuk pati pritje të gjata. Policia kufitare ka rritur edhe numrin e punonjësve për të mos krijuar anomali, ndërsa rruga e Kombit monitorohet nga policitë e dy shteteve.  Përkundër fluksit gjithnjë në rritje, kontrollimi gjatë kalimit të kufirit në Morinë bëhet në mënyrë efikase si nga policia kufitare, ashtu edhe nga doganierët.

 

 

 

Të fundit