Flash News

KRYESORE

Shtyerja e ndeshjeve të Serie A, Milan-Inter rrezikon të luhet në përfundim të kampionatit

Shtyerja e ndeshjeve të Serie A, Milan-Inter rrezikon të luhet në

7 ndeshje të javës së 27-të të Serie A, të programuar për fundjavën e lënë pas, nuk u zhvilluan në shenjë zie pas lajmit se kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori, u gjet i pajetë në dhomën e hotelit ku ishte grumbulluar skuadra.

Shtyrja e ndeshjeve, mes të cilave edhe derbi Milan-Inter, u vendos nga Komisari i Ligës së Serie A, Giovanni Malago.

E tashmë pritet që të përcaktohen edhe datat ku do të mund të zhvillohen ndeshjet e prapambetura, ku interesi më i madh është për derbin Milan-Inter.

Sipas “Calciomercato”, data për derbin Milan-Inter është e vështirë për t’u zgjidhur,  për shkak të angazhimeve të kuqezinjve në ‘Kupën e Italisë’ dhe ‘Europa League’. Shtyrja e kampionatit me një javë, më 27 maj, është jashtë çdo mundësie, kjo pasi FIFA ka vendosur që kampionatet të mbyllen më 20 maj.

E nëse Milani dhe Juventus, të cilët do të përballen në finalen e Kupës së Italisë, do të shkojnë respektivisht në finalen e ‘Europa League’ dhe ‘Champions League’ nuk ka asnjë mundësi që të zhvillohet deri më 20 maj, kur edhe mbyllet kampionati.

Kjo do të thotë që derbi rrezikon të luhet në përfundim të Serie A, më 23 maj, 3 ditë para finales së ‘Champions League’, por kjo mbetet ende për t’u parë, edhe sepse duhet kërkuar leje nga FIFA që të lejojë ndeshjet pas 20 majit.

14 marsi është data e parë e lirë për t’u mundësuar zhvillimi i disa prej ndeshjeve të Serie A që ishin programuar për të dielën, por kuqezinjtë më 15 luajnë kundër Arsenal.

Genoa-Cagliari, Benevento-Verona, Chievo-Sassuolo, Udinese-Fiorentina e Torino-Crotone, do të luajnë më 14 Mars, ndërkohë që Atalanta-Sampdoria do të mund të zhvillohet më 9 prill, pasi më 14 mars ekipi i Etrit Berishës do të zhvillojë një ndeshje tjetër të prapambetur me Juventusin.

Të fundit