Flash News

KRYESORE

Shtyhen për të tretën herë hetimet ndaj Saimir Tahirit

Shtyhen për të tretën herë hetimet ndaj Saimir Tahirit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shtyrë hetimet me tre muaj të tjerë për dosjen “Tahiri”.

Shkak për këtë vendim është bërë verifikimi shtesë ndaj ish-ministrit, afat që nga zgjatja e fundit do të përfundonte nesër.

Kjo është hera e tretë që prokuroria zgjat afatin e hetimeve ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i akuzuar për mbështetjen ndaj grupit të trafikut të drogës të Habilajve, ku pjesa më e madhe e këtij grupi janë arrestuar në Itali.

Krimet e Rënda po presin letër-porositë nga Greqia dhe Italia për lëvizjet e makinës së Tahirit, me të cilën thuhet se kanë qarkulluar grupi i Habilajve nga Vlora.

Të fundit