Flash News

KRYESORE

Shtyhet afati i aplikimeve për kredi me garanci sovrane

Shtyhet afati i aplikimeve për kredi me garanci sovrane

Shtyhet afati i aplikimeve për kredi me garanci sovrane.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave ka bërë me dije se aplikimet për garancinë e parë sovrane janë shtyrë deri më 20 qershor.

Në një status në Facebook, Denaj rikujtoi faktin se qeveria shqiptare do të subvencionojë plotësisht interesat dhe do të garantojë 100% kreditë e aprovuara nga sistemi bankar.

Statusi i Anila Denajt

📝Afati i aplikimeve për kredi me Garanci Sovrane 1 është shtyrë deri në datë 20 Qershor.

Për kreditë përmes Garancisë Sovrane për Pagat e sektorit privat, Qeveria Shqiptare:

✅ subvencionon plotësisht interesat;

✅ garanton 100% kreditë e aprovuara nga sistemi bankar.

Të dhënat mbi Garancinë Sovrane deri në 05 Qershor. 👇

Qeveria shqiptare gjatë pandemisë akordoi dy garanci sovrane për kredi, e para 11 miliardë lekë ku riskun e merrte përsipër plotësisht qeveria, dhe një të dytë 15 miliardë lekë ku qeveria garantonte 60% të principalit të çdo huaje dhe interes jo më shumë se 5%, por vetëm për 3 kategori, turizmin, fasoneritë dhe aktivitetet prodhuese.

Të fundit