Flash News

KRYESORE

Shtyhet afati për Brexit, BE i jep Britanisë katër muaj më shumë sesa kishin kërkuar

Shtyhet afati për Brexit, BE i jep Britanisë katër muaj më

Liderët në Bashkimin Europian kanë rënë dakord që t’i japin kryeministres britanike, Theresa May një afat të ri deri më 31 tetor për zbatimin e Brexit. Kjo është një periudhë rreth katër muaj më shumë sesa ajo kishte kërkuar.

Vendimi u mor në takimin e lartë të Bashkimit Europian, pas një diskutimi të gjatë me dyer të mbyllura, për t’i dhënë një mundësi Mbretërisë së Bashkuar të zgjidhë problemet e brendshme rreth Brexit.

"Të 27 vendet e BE-së dhe Mbretëria e Bashkuar u pajtuan për një zgjatje fleksibël deri më 31 tetor. Deri në fund të kësaj periudhë, Mbretëria e Bashkuara do të ketë mundësi po ashtu të  anulojë Brexit-in”, tha në fund të diskutimeve, presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.

Të fundit