Flash News

KRYESORE

Shtyhet afati për regjistrimin e partive politike në zgjedhjet e 30 qershorit

Shtyhet afati për regjistrimin e partive politike në zgjedhjet e 30

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pezulluar procedurën e tenderit për prodhimin e fletëve të votimit. “News24” raporton se procedura në fjalë u pezullua, pas ankimimit që bëri pranë Komisionit të Prokurimit Publik, një nga kompanitë pjesëmarrëse në garë.

Kjo konfirmohet edhe në faqen zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik ku është publikuar ankimimi, i cili lidhet me prodhimin e fletëve të votimi dhe maska (shabllone) për votuesit e verbër, për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore 2019, por në publikim nuk jepen detaje mbi arsyet e ankimimi.

Ankesa ka pezulluar për momentin procedurën e tenderimit dhe për pasojë procesin e prodhimit të fletëve të votimit të 30 qershorit.

KQZ sqaron se pezullimi i procesit nuk ka lidhje me situatën e tensionuar politike në vend. Burimet për News24 bëjnë me dije se po bëhen përpjekje që situata të zhbllokohet përmes një procedure me negociim, për shkak se gjithçka duhet të jetë gati për zgjedhjet e 30 qershorit dhe KQZ në detyrimin e saj ligjor dhe institucional të vijojë me procesin e organizimit dhe administrit të zgjedhjeve lokale.

Afati i fundit për regjistrimin e partive politike në zgjedhje është e diela, data 21 prill, por meqenëse e diela dhe e hëna janë zyrtarisht ditë pushimi, afati i fundit është zhvendosur të martën më 23 Prill.

Deri më tani me vendim të KQZ, të regjistruara janë 25 parti politike, ndër to 5 aleatë të PD, ndërkohë që kanë dorëzuar kërkesat për t’u regjistruar edhe 8 subjekte të tjera.

Të fundit