Flash News

KRYESORE

Shtyhet data e shpalljes së fituesve të Lotarisë Amerikane

Shtyhet data e shpalljes së fituesve të Lotarisë Amerikane

Ngjarje të ndryshme dhe vente nga më të rëndësishmet janë shtyrë dhe anuluar për shkak të koronavirusit. Njëjtë do ndodhë dhe me listën e fituesve të lotarisë amerikane. Në kohë normale, fituesit do të shpalleshin në maj por për shkak të pandemisë globale janë shtyrë përgjigjet.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shtyrë për në 6 qershor datën e dhënies së përgjigjeve.

Lajmi për shtyrjen e datës është bërë me dije nga Ambasada Amerikane në Kosovë, por sigurisht që kjo vlen për të gjitha vendet pasi lista e fituesve shpallet njëherazi kudo në botë.

“Departamenti po shtyn hapjen e Kontrollit të Statusit të Hyrjes për aplikantët DV-2021 nga data 5 maj deri më 6 qershor 2020. Hapja e vonuar nuk do të ndikojë nègativisht në aftësinë tonë për të proceduar dhe planifikuar DV-2021 Intervistat, të cilat janë planifikuar të fillojnë më 1 tetor 2020,”- shkruan ambasada.

Të fundit