Shtyhet mbledhja e Këshillit Politik/ Palët në diskutime intensive për arritjen e një kompromisi për ‘Zgjedhoren’

Shtyhet për në orën 19:00 mbledhja e Këshillit Politik dhe grupit të ekspertëve  për Reformën Zgjedhore. Mësohet se, ka qenë bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri i cili ka kërkuar shtyrjen me dy orë për mbledhjen e cila ishte parashikuar të niste në orën 17:00 me qëllim që tju jepet kohë palëve në arritjen e një kompromisi politik para se të ulen në tryezë.

Ndërkaq, momentalisht vijon komunikimi intensiv dhe negociatat midis palëve me shpresë në arritjen e një reforme zgjedhore konsensuale.

Kujtojmë se sot është afati i fundit për marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, ndërsa çështjet më të diskutueshme në të cilat ende nuk është arritur një dakordësi midis palëve janë identifikimi biometrik dhe depolitizimi i administratës zgjedhore.