Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Shtyhet pakti i detit, anulohet takimi i Ramës me Tsipras, mediat greke tregojnë politikanin që e urdhëroi
Kryeministri Edi Rama ka anuluar takimin e tij me homologun e tij grek, Alexis Tsipras dhe sipas medieve greke shkak për këtë vendim është bërë ndërhyrja e shtetit turk, konkretisht të presidentit rexhep Taip Erdogan.
Sipas Himara.gr takimi mes dy kryeministrave do të zhvillohej më 8 prill në Korçë, por është shtyrë papritur. Në këtë takim do të diskutohej dhe do të merrej një vendim përfundimtar për zbatimin e marrëveshjes së kufijve detar mes dy shteteve fqinje.
Shkrimi në faqen greke shton se javës që shkoi Rama zhvilloi një takim të “rrufeshëm” me Erdogan në Turqi, pas kthimit të tij nga Brukseli. Në këtë takim mes tyre, Rama e ka informuar për negociatat Shqipëri-Greqi dhe marrëdhëniet greko-shqiptare, veçanërisht për çështjen e ZEZ (Zona Ekskluzive Ekonomike).
Sipas këtij shkrimi, Ergofan i ka kërkuar Ramës që të shmangë sa më shumë që të jetë e mundur nga tani në çfarëdo lloj diskutimi me Greqinë mbi këtë çështje.
Para vizitës së Ramës në Stamboll, marrëveshja mbi kufijtë detarë dhe ZEZ ishte një "fakt i kryer". Megjithatë, pas vizitës në Stamboll dhe takimit privat me Erdoganin, Rama dhe Bushati ka më pak gjasa që marrëveshja të pagëzohet gjatë Pashkëve në Korçë”, thekson media greke.