Flash News

KRYESORE

Shtyhet për herë të 8 seanca për vendimin e çështjes Tahiri-Paloka

Shtyhet për herë të 8 seanca për vendimin e

Është shtyrë për të 8 herë radhazi seanca për vendimin e çështjes Tahiri-Paloka.

Kohë më parë kreu i grupit parlamentare të Partisë Demokratike, Edi Paloka u hodh në gjyq për shpifje nga ana e ministrit të Brendshëm të kohës, Saimir Tahiri.

Por sot për shkak të mosformimit të trupit gjykues në Gjykatën e Lartë, ku mungonte një prej anëtarëve,  gjyqtari Aleksandër Muskaj vendimi është shtyrë sërish.

Ish-Ministri i Brendshëm Tahiri e ka paditur Palokën për shpifje në 2015, pasi ky i fundit e ka akuzuar si të lidhur me krimin dhe bandat kriminale në vend.

Të fundit