Flash News

KRYESORE

Shtyhet për vitin tjetër filmi i Elvana Gjatës dhe Ermal Mamaqit

Shtyhet për vitin tjetër filmi i Elvana Gjatës dhe Ermal Mamaqit

Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi do të nxjerrin në treg filmin e tyre komik “Dy gisht mjaltë” pikërisht në ditën e të dashuruave.

Ndonëse flitej se filmi do të dilte në kinema në muajin dhjetor, data është shtyrë.  I kontaktuar nga revista Bordo, Ermali ka zbuluar se filmi do të jetë në të gjithë kinematë vitin e ardhshëm.

“Vendosëm ta shtynim për një ose dy muaj, dhe ta transmetojmë më datë 14 shkurt, meqë përkon edhe me subjektin e filmit. Përveç kësaj u menduam mirë se po ta jepnim tani do të kishte shumë shpërqendrim nga fluksi i aktiviteteve dhe filmave që janë në këtë sezon festash”, u shpreh Mamaqi.

 

Të fundit