Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit, prokurorët që hetojnë Saimir Tahirin nuk paraqiten “për arsye objektive”
Ishte parashikuar për sot seanca e radhës në ngarkim të Emiljano Shullazit, por raportohet se ajo nuk është zhvilluar, duke u shtyrë për mungesë të prokurorëve të çështjes.
Prokurorët e dosjes në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri kanë ‘braktisur’ seancën e sotme në ngarkim të Emiljano Shullazit. Paraditen e sotme mungesa e dy prokurorëve, Elisabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi, e ka bërë të pamundur zhvillimin e seacnës së radhës në ngarkim të Emiljano Shullazit. Ata nuk u paraqitën në seancë dhe në mungësë të tyre kishin paraqitur një shkresë në të cilën shkruanin se për “arsye objektive” nuk mund të ishin të pranishëm.
Shkresa ishte dërguar nga zv/ kryeprokurori i Krimeve te Rënda, Gent Osmani me porosi të prokurorit të dosjes Tahiri, Hajdarmata.
Në nisje të seancës avokati i Shullazit kërkoi pushimin e cështjes, pasi sipas tij mosparaqitja e prokuroreve tregon qe akuza nuk ka vullnet ta cojë në fund cështjen.
Ai përmendi edhe rastin e Italisë, duke thënë se vetëm në një gjyq ka munguar prokurori se u aksidentua. Në fund gjykata e shtyu seancën.