Flash News

KRYESORE

Shtyhet seanca gjyqësore për Fjolla Morinën, Prokuroria: Të vërtetohet shtatëzania

Shtyhet seanca gjyqësore për Fjolla Morinën, Prokuroria: Të

Senaca gjyqësore për këgëtaren Fjolla Morina, e cila u arrestua pasi tentoi të kalojë kufirin teksa kishte me vete dy armë zjarri, është shtyrë.

Vendim ky që erdhi pasi këngëtarja pretendon se është shtatëzanë, por prokuroria për ta vërtetëtuar këtë ka kërkuar që në seancë të paraqitet edhe gjinekologu pasi një eko nuk është e mjaftueshme.

Ndërkohë organi i akuzës, Gjykata e Kukësit, ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë "arrest shtëpie" dhe një garanci pasurore 5 mln lekë për Fjollën e cila do të zhvillojë seancën gjyqësore në oren 13:00.

Kujtojmë se këngëtarja me origjinë nga Kosova është arrestuar tre ditë më parë në pikën kufitare të Morinës pasi i janë gjetur në makinë dy pistoleta dhe 23 fishekë për të cilat ajo është shprehur se nuk e dinte që i kishte me vete.

Të fundit