Flash News

KRYESORE

Shtyhet seanca ndaj Emiljano Shullazit, mungoi dëshmitari

Shtyhet seanca ndaj Emiljano Shullazit, mungoi dëshmitari

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë seancën gjyqësore të ditës së sotme  për Emiljano Shullazin.

Shkak për këtë është bërë mungesa e dëshmitarit Jani Zaka. Për mungesën e tij nuk është bërë  asnjë njoftim nga komisariati.

Ndërkohë në seancë gjykata rrëzoi kërkesën e Blerim Shullazit për zëvendësimin e masës së sigurisë. Seanca e radhës për Emiljano Shullazin do të zhvillohet në 28 dhjetor në orën 14:00.

Të fundit