Shtyhet seanca për Kopshtin Botanik, dekani: Ndjej keqardhje, qeveria mund të jetë duke bërë mesazh në twitter

Është shtyrë seanca e parë dëgjimore për Kopshtin Botanik, pasi munguan palët e paditura, konkretisht nga Kryeministria dhe Ministria e Arsimit.

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Spiro Drushku është shprehur i keqardhur që palët nuk u paraqitën, madje sipas tij nuk dhanë as arsyen e mosparaqitjes së tyre.

Ai theksoi se përfaqësues të fakultetit dhe studentët do ta kundërshtojnë këtë VKM, duke ndjekur  rrugë ligjore, pasi sipas tyre Kopshti Botanik është një qendër kërkimore që nuk mund të menaxhohet nga bashkia.

“Kjo është zvarritje e arrogancë shtetërore, qeveria mund të jetë duke bërë mesazh në tëitër, por duhet të ishte palë e përfaqësues në gjykatë. Ndjej keqardhje!

Nuk mundet që ministria e arsimit që çojë një mesazh që adresojmë në pronësi në bashki për të zgjeruar mjediset rekreative. Është funksioni i fundit që ka kopshti, pasi ai është qendër kërkimore dhe asnjëherë një bashki nuk mund të administrojë një qendër kërkimore. Ne pranojmë cdo ide për investime, e bashkëpunim, por jo të jemi të injoruar nga kjo farsë”, u shpreh pedagogu.