Flash News

KRYESORE

Shtyhet seanca për Velierën, çfarë kërkon gjykata

Është shtyrë për të nëntën herë  seanca për çështjen e projektit të Velieriës në Durrës. Gjykata vendosi që të zhvillohet në 25 janar, gjithashtu ajo kërkoi një vëretetim nga shoqëria civile në lidhje me kërkesëne e saj për pezullim të projektit “Veliera”.

Në një kohë që pritej të merrej vendimi final për fatin e investimit 6 milionë dollarë, trupi gjykues me relator Ergys Gashin ka vendosur shtyrjen e seancës duke kërkuar konfirmim për vërtetësinë organizatës së Shoqerisë Civile që është edhe pala paditëse në këtë proces.

Kjo seancë ka nisur me debate mes shoqërisë civile dhe trupit gjykues në lidhje me prezencën ose jo të medieve në sallë. Ndërkohë që shoqëria civile kishte bërë më herët kërkesën për praninë e gazetarëve në sallë, trupi gjykues kërkoi që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura.

Ky projekt ka mbetur që prej muajit qershor peng i gjyqeve me anë të së cilëve do të vendoset për pezullimin e këtij projekti në sheshin para portiti të Durrësit apo vazhdimin nga puna.

 

Të fundit