Flash News

KRYESORE

Shtyhet sërish gjyqi i Emiljano Shullazit, mungojnë avokatët

Shtyhet sërish gjyqi i Emiljano Shullazit, mungojnë avokatët

Seanca gjyqësore për Emiljano Shullazin është shtyrë sërish. Shkak për këtë është mungesa e avokatëve të të pandehurve Vladimir Meçe dhe Elton Domi. Mësohet se ata kanë munguar për arsye shëndetësore. Seanca tjetër u vendos të mbahet më 23 shtator.

Në nëntor të vitit të kaluar grupi i Emiliano Shullazit, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endri Qyqa dhe Endri Zela, u dënua në total nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda me 55 vite burg. Emiljano Shullazi u shpall faktor për gjobëvënien ndaj biznesmenit Ylvi Beqja dhe Jani Zako, por shpëtoi nga akuzat për shkatërrim të pronës me eksploziv për dy raste dhe kanosjes së dy profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule.

Të fundit