Flash News

KRYESORE

Shtyhet sërish seanca për Balilin, Sollaku nuk merr pjesë për ‘arsye shëndetësore’

Shtyhet sërish seanca për Balilin, Sollaku nuk merr pjesë

Është shtyrë seanca për Klement Balilin në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Në sallë nuk u paraqën i akuzuari dhe avokati i tij, Theodhori Sollaku. Justifikimi i Sollakut për të mos qenë në gjyq ishte për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Kjo është seanca e dytë radhazi që shtyhet te ‘Krimet e Rënda’, pasi edhe më 13 mars ishin Sollaku dhe Balili që nuk u paraqitën.

Gjykata ka përcaktuar tashmë datën 2 prill si seancën e radhës ku do të jepet pretenca ndaj Klement Balilit. Ai akuzohet për: “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, “Pastrim parash”.

Të fundit