Flash News

KRYESORE

Shtypet nga treni 16-vjeçarja në Itali, dyshohet për vetëvrasje

Shtypet nga treni 16-vjeçarja në Itali, dyshohet për

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë në Pordenone të Italisë, ku një vajzë shqiptare u shtyp nga një tren.

 Sipas “Il Gazzettino”, 16-vjeçarja identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, ishte duke ecur përgjatë shinave të trenit, ndërkohë që mjeti e ka marrë përpara. Mediet italiane raportojnë se vajza nuk kishte as biletë, apo ndonjë letër dhe përveç makinistit askush nuk e pa se si ndodhi ngjarja.

Ndërkohë makinisti deklaroi për policinë se nuk mundi të frenonte dot në kohë, pasi vajza i kishte dalë para trenit krejt papritur. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit