Flash News

KRYESORE

Shtyrja e negociatave me 1 vit, ministri Bushati e priste vendimin e BE

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar menjëherë pas vendimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, të cilët kanë shtyrë për në qershor të vitit 2019 hapjen e negociatave me vendin tonë.

Përmes një statusi në ‘Twitter’, Bushati ka falënderuar vendet europiane për mbështetjen teksa nuk duket i surprizuar me vendimin.

“Një ditë e mirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe gjithashtu për të ardhmen e Bashkimit Europian. Falënderojmë të gjithë shtetet anëtare dhe Komisionin Europian për mbështetjen”, thekson Bushati.

Hapja e negociatave ka hasur në kundërshtimin e disa vendeve, si: Franca, Holanda dhe Danimarka, të cilat kanë shprehur prej kohësh skepticizmin e tyre sa i përket reformave në Shqipëri në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

BE vendos: Nuk hapen negociatat me Shqipërinë këtë vit. Shtyhen për në 2019-n

Të fundit