Flash News

KRYESORE

Shtyrja e përgjigjeve për lotarinë amerikane, reagon ambasada e SHBA

Shtyrja e përgjigjeve për lotarinë amerikane, reagon ambasada e

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një sqarim të detajuar pas shtyrjes së afatit të përgjigjes për lotarinë amerikane për në datën 6 qershor 2020.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada sqaron se ky ndryshim është për shkak të pandemisë nga COVID-19, dhe nuk do të ketë ndonjë impakt negativ në administrimin e DV-2021.

Po ashtu në njoftim jepet sqarimi për mënyrën sesi qytatarët mund të kontrollojnë nëse janë përzgjedhur.

Njoftimi i ambasadës

PËRDITËSIM: Departamenti është duke e vonuar hapjen e kontrollit të statusit të regjistruesit për DV-2021, deri në datën 6 qershor 2020. Ky ndryshim është për shkak të përgjigjes tonë në lidhje me pandeminë COVID-19, e cila nuk do të ketë ndonjë impakt negativ në administrimin e DV-2021.

Për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2021 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Të fundit