Flash News

KRYESORE

Shtyu gjyqtarin pas kartonit të kuq, ja me sa ndeshje pezullohet Cristiano Ronaldo

Shtyu gjyqtarin pas kartonit të kuq, ja me sa ndeshje pezullohet Cristiano

Pas spektaklit që dhuroi një natë më parë portugëzi, Cristiano Ronaldo duket se nuk do ta shijojë shumë këtë sukses.

Gjykatësi spanjoll ka vendosur ta pezullojë me 5 ndeshje pasi shtyu gjyqtarin De Burgos kur ky i fundit vendosi ti tregonte kartonin e dytë të verdhë.

Në bazë të rregullores dhe duke iu referuar edhe raportit të gjyqtarit në fund të ndeshjes i cili shkruan për shtyrje ndaj tij nga ana e Ronaldos, 32 vjeçari tashmë është pezulluar 5 takime. Ai do të mungojë në ndeshjen e kthimit të superkupës kundër Barcelonës dhe nuk do të zbresë në fushë as në 4 sfidat e para të kampionatit përballë La Korunjës, Valensias, Levantes dhe Sosietadit.  Reali i Madridit ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin e gjykatësit sportive.

 

Të fundit