Flash News

KRYESORE

Shuhen zërat për kalimin e Vidal në “Old Trafford”, Anceloti: Asgjë e vërtetë

Shuhen zërat për kalimin e Vidal në “Old Trafford”,

Tifozët bavarez të rrinë të qetë, trajneri i Bajernit të Mynihut Carlo Ancelotti bën me dije se nuk ka absolutisht asnjë perspektivë për nënshkrimin e Arturo Vidal për Manchester United këtë verë.

Ai ka hedhur poshtë zërat që qarkullojnë prej ditësh, për një kalim të mundshëm të kilianit Arturo Vidal në “Old Trafford”. Në një interviste për  “Goal.com” , tekniku italian pyetjes për mundësinë e kalimit të Vidal tek “Djajt e Kuq”, i është përgjigjur: “ Unë e di që ka zëra, por jemi mësuar tashmë me thashetheme. Ai do të qëndrojë me ne dhe për këtë jam i sigurt 100 %”.

Të fundit