Flash News

KRYESORE

Shuhet arbëreshi Antonino Guzzetta, intelektuali dhe përfaqësuesi i shquar i botës italo-shqiptare në Sicili

Shuhet arbëreshi Antonino Guzzetta, intelektuali dhe përfaqësuesi

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në një njoftim të sajën lajmëron se është ndarë nga jeta profesor Antonino Guzzetta-s, një figurë përfaqësuese e botës italo-shqiptare në Sicili. Në mesazhin e Akademisë thuhet: “Për afro dy dekada ai kryesoi katedrën e gjuhës, letërsisë dhe të kulturës shqiptare në Universitetin e Palermos. Nën drejtimin e tij kjo katedër u bë një prej qendrave më të rëndësishme të shkencës albanologjike jo vetëm në Itali, por në shkallë evropiane. Ai njihet si organizator i disa kongreseve shkencorë për çështje të gjuhës, letërsisë, historisë, identitetit dhe trashëgimisë shpirtërore e materiale të popullit shqiptar dhe të ngulimeve arbëreshe në mënyrë të veçantë. Në këto veprimtari për herë të parë dijetarë albanologë nga Shqipëria, Kosova e diaspora në Europë e në SHBA u bënë bashkë dhe dëgjuan pikëpamjet e njëri-tjetrit. Si titullar i katedrës, prof. Antonino Guzzetta ka meritën e formuesve të brezave të rinj të njohësve dhe studiuesve të gjuhës shqipe. Meritë thelbësore e tij është përgatitja e pasardhësve të formuar konceptualisht dhe metodologjikisht për të drejtuar katedrën dhe për të ruajtur e ngritur nivelin shkencor mësimdhënës e kërkimor të saj. Prof. Antonino Guzzetta punoi shumë për të bërë të njohura aktet e konferencave shkencore që organizoi dhe botoi shumë studime, artikuj e monografi, kushtuar historisë së shkrimit të shqipes, figurave më të rëndësishme të traditës letrare e shkencore arbëreshe, etnisë dhe gjuhës shqipe në Itali, botës italo-shqiptare në Sicili e më gjerë, shqipes së njësuar dhe dialekteve të saj, kontributit të arbëreshëve në Rilindjen Shqiptare, ndërlidhjeve midis besimit dhe identitetit ndër shqiptarët e Italisë, të formes arbëreshe në Piana degli Albanesi dhe shumë çështje të tjera. Kontributet e shumanshme të prof. Antonino Guzzetta-s do të mbeten trashëgimi e denjë e albanologjisë, për të cilën ai ishte gjithnjë i shqetësuar dhe punoi deri në fund të jetës për të ndriçuar të ardhmen e vështirë të saj në kushtet e lulëzimit të shoqërive të interesit.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë u shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta bashkëshortes së prof. Antonino Guzzetta-s Giuliannaë dy fëmijëve Elena e Paoloë gjithë familjes së mirënjohur Petrottaë katedrës së albanologjisë në Universitetin e Palermos, studiuesve dhe kolegëve të tij, gjithë atyre që e kanë njohur dhe e kanë nderuar sa rrojti e punoi për të mirën e pakicës etnike dhe historike-kulturore shqiptare në Itali, për lartësimin e vlerave më të rëndësishme të identitetit, gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare.

U prehtë në paqe shpirti i të ndjerit prof. Antonino Guzzetta.”, përfundon njoftimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Të fundit