Flash News

KRYESORE

Shuhet dilema për zgjedhjet lokale, Rama konfirmon kandidatin për kryetar bashkie në Tiranë

Shuhet dilema për zgjedhjet lokale, Rama konfirmon kandidatin për

Kryeministri Edi Rama u ka dhënë fund zërave për sa i përket zgjedhjeve lokale dhe kandidimit për kryetar bashkie në Tiranë.

Zyrtarisht, Rama konfirmon se Erjon Veliaj do të jetë sërish kandidat i PS për kryetar bashkie në zgjedhjet e 2019-ës.

Lajmin e dha sot gjatë ceremonisë së inaugurimit të Bulevardit të Ri, ndërsa theksoi se një sërë projektesh pritet të realizohen me kryetarin aktual edhe në mandatin tjetër.

“Bashkë me projektet e qeverisë për Tiranën bashkë me një sërë projektesh që shpresojmë të financohen me partnerët, na jep mundësi që të themi jo vetëm në këtë mandat të kryetarit të bashkisë së Tiranës, ne do të bëjmë shumë tepër se çfarë është bërë në shumë vite së bashku, por në mandatin e ri qeverisës ne do të bëjmë me siguri me kryetarin e bashkisë dhe me bashkinë e Tiranës shumë më tepër se sa është bërë në këto tre vite të bashkisë së Tiranës”, u shpreh ndër të tjera Edi Rama.

Të fundit