Flash News

KRYESORE

Shuhet në moshën 68-vjeçare kompozitori Aleksandër Lalo

Shuhet në moshën 68-vjeçare kompozitori Aleksandër Lalo

Kinematografia shqiptare ka marrë mbrëmjen e sotme një lajm tepër të hidhur, ku një pesonazh i njohur ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare kompozitori i njohur, Aleksandër Lalo.

Lalo është një emër mjaft i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, pasi ka kompozuar një sërë filmash.

Aleksandër Lalo ka lindur më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë. Rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku. Kreu studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve për muzikë më 1973. Lalo është edhe një nga kompozitorët më të njohur dhe të dashur të muzikës së lehtë. Shumë këngë të tij ishin të dashura për rininë në kohën që u kompozuan por ato vazhdojnë me po atë sukses të rikëndohen edhe pas shumë vitesh nga këngëtarë të tjerë. Lalo si njohës shumë i mirë i orkestrës ka dhënë edhe një kontribut të madh në orkestracion, përveç kompozimeve të tij ai ka orkestruar një numër të madh të kompozimeve qofshin këto të muzikës së lehtë apo vepra.

Disa kompozime të Lalos:

Pogradeci – Suide me 4 kohë për orkestër harqesh, Ëndrrat e Vjeshtës.

Muzikë filmash:

Tingujt e harresës

Historiani dhe kameleoni

Treni niset më shtatë pa pesë

Dy herë mat

Fjalë pa fund

Asgjë nuk harrohet

Fushë e blertë fushë e kuqe

Era e ngrohtë e thellësive

Një vonesë e vogël

Shi në plazh

Shtëpia jonë e përbashkët

Thesari

Gëzhoja e vjetër

Nusja

Vajzat me kordele të kuqe

Tomka dhe shokët e tij

Dimri i fundit

Emblema e dikurshme

Duke kërkuar 5-orëshin

Odiseja e tifozëve

Të shoh në sy

Një gjeneral kapet rob

Shi në plazh

Aleksandër Lalo – suitë me muzikë nga filmat “Gëzhoja e vjetër”, “Dimri i fundit”, “Era e ngrohtë e thellësive”

Të fundit