Flash News

KRYESORE

Shuhet Nexhmije Pagarusha, ikona e muzikës shqiptare

Shuhet Nexhmije Pagarusha, ikona e muzikës shqiptare

Shuhet në moshën 86-vjeçare ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Këngëtarja e shumë hiteve u nda nga jeta, pas një sëmundje e rëndë prej së cilës vuante prej kohësh.

Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera .

Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film, ashtu edhe në teatër.

Veprimtaria e saj muzikore ka nisur qysh në moshë të re.

Këngëtarja e madhe shqiptare në moshën 16 vjeçare nisi karrierën muzikore në “Radio Prishtina”. Shumë nga njerëzit e kanë quajtur si ‘Bilbili i Kosovës’, ‘Mbretëresha e Këngës Shqipe’ , ‘Primadona e Melosit Popullor’.

Njihet për interpretimet e jashtëzakonshme pa lënë mënjanë edhe ato në koncerte e opera ku thuhet se ka interpretuar mbi 150 këngë.

Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Izrael, etj. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984 pas një koncerti në Sarajevë.

Të fundit