Flash News

KRYESORE

Shuk Orani, artisti i konteksteve të mëdha

Elisa Lagarde (kritike arti)

Shuk Orani është një artist nga Kosova i cili jeton që prej vitit 1995 si një artist i pavarur në Gjermani (Hamburg). Në punën e tij ai fokusohet në kompleksitetin e qenies njerëzore dhe progresin njerëzor qe është thelbësor për artin ai lëvron. Përmes stilit abstrakt dhe neo-ekspresionist pikturat e tij janë të gjalla, impulsive, dinamike dhe të përcjellin një përshtypje unike. Gjatë vrojtimit nga afër të pikturave të tij, bëhet e qartë se çdo pikturë e Shuk Oranit nga brendia e saj të propozon një strukturë imagjinare. Përveç pikturës, artisti shprehet edhe në mediat e tjera si fotografi dhe skulpturë.

Një përzgjedhje e gjerë e veprave të tij mund të shihet në ekspozita anë e mbanë botës. Prej ekspozitave në vendlindjen e tij, në Prishtinë, deri tek ekspozitat në institucione prestigjioze të tilla si Muzeu i Artit Bashkëkohor-Pekin dhe deri në Muzeun e Luvrit në Paris. Veprat e tij janë të përfaqësuara gjithashtu në koleksione private dhe publike në mbarë botën.

Shuk Orani është një kritik i çorientimit të njeriut dhe mungesës së vullnetit, ndjenjave dhe intuitës për t'i kushtuar vëmendje konteksteve të mëdha. Pas idesë se kjo mungesë në rritje e vullnetit shkakton një reduktim të dimensioneve të realitetit, studion artisti Shuk Orani si një materie me ngjyrë mund të pasurojë dhe ndryshojë këtë realitet të mangët përmes mundësive të reja të perceptimit. Në veprat e tij me format te madh, zbulon ngjyrën blu të pasur që është, shpeshherë, mbuluar nga ngjyra e bardhë. Në pikturat e tij, ngjyrat e ndryshme janë të ndërthurura dhe të mbivendosura që të arrijnë të ofrojnë një strukture imagjinare.

Abstraksioni dhe ngjyrat e lira i kthejnë pikturat në koncepte vizuale që përçojnë te pakapërcyeshmen dhe te pafundmen duke i dhuruar pikturave një karakter të shenjtë. Por edhe pa këtë sfond tejet te pasur, kompozimet e mëdha te magjepsin me ndjeshmërinë e tyre.

*Ekspozita e radhës e artistit Shuk Orani fillon me datën 4 prill 2019 në New York në galerinë "NYA Galery" me kuratorë Shane Townley, Cathy Condon dhe Alejandro Dron. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 29 prill.

Përgatiti për Politiko.al: Dritan Osmani

Të fundit