Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
‘Shullazi’, avokatët përplasen me prokurorët: Donika Prela zgjodhi të ikte sot me pushime jashtë vendit, nuk njihni dosjen
Ditën e sotme u dha pretenca për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, të akuzuar për gjobëvenie, kanosje dhe vepra të tjera kriminale.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkur në total 65 vite burg, konkretisht 17 vite për Emiljano Shullazin, për Gilmando Danin 15 vite burg, 11 vite burg për Endri Qyqen, 11 vite burg për Endrit Zelën dhe 10 vite për Blerim Shullazin.
Megjithatë, kërkesa e institucionit të organit të akuzës është kundërshtruar nga pala mbrojtëse.
Avokatët kanë debatuar me grupin e prokurorëve të përbërë nga Donika Prela, si dhe Besnik Muçi, Getjan Osmani e Anton Martini.
Ata pretendojnë se prokurorët kanë shpallur grupin fajtor pa u dhënë ende vendimi dhe se nuk e njohin mirë dosjen. Sipas tyre, është e pamundur që të lexohen rreth 10 mijë faqe për 3 ditë.
Në këto kushte, pala mbrojtëse kërkon ndryshimin e prokurorëve, ndërsa kanë theksuar se Donika Prela është vendosur në krye të grupit të prokurorëve në mënyrë të paligjshme.
“Donika prela zgjodhi të ikte sot me pushime jashtë vendit”, mësohet të kenë deklaruar avokatët gjatë debatit me prokurorët.