Flash News

KRYESORE

‘Shullazi”, caktohet grupi i prokurorëve për gjykimin e çështjes, e kryeson Donika Prela

‘Shullazi”, caktohet grupi i prokurorëve për gjykimin e

Caktohet grupi i prokurorëve që do të merren me gjykimin e çështjes së bujshme ‘Shullazi’.

Grupi që do të marrë në gjykim çështjen në ngarkim të të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi u vendos nga Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, ndërsa emrat e tyre pritet të bëhen publike në seancën e radhës, e cila do të zhvillohet më 25 shtator.

Sipas ‘News 24’ grupi përbëhet nga katër prokurorë dhe kryesohet nga Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të rënda dhe Gentian Osmani.

Një ditë më parë, asi refuzuan shortin për çështjen “Shullazi”, Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka kërkua hetim disiplinor për 10 prokurorët.

Ditën e djeshme, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, prokurorët refuzuan hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

Prokurorët që do të kalojnë në hetimin disiplinor janë:

Olsian Çela

Përparim Kulluri

Behar Dibra

Sonila Muhametaj

Arenc Çela

Edvin Kondili

Pranvera Pustina

Eugen Beçi

Blerim Tominaj

Besim Hajdarmataj

Të fundit