Flash News

KRYESORE

“Shullazi”, dëshmitari: Dy persona më kanë kërcënuar, para dy ditësh

“Shullazi”, dëshmitari: Dy persona më kanë

Ka vijuar edhe sot seanca për Shullazin. Një tjetër dëshmitar është marrë në mbrojtje në lidhje me çështjen “Shullazi”. Besnik Musai është shoferi i Ylvi Beqjas, dhe ishte dëshmitar kur u bë kontrata për dhurimin e “Vollgës”. Sot ka dëshmuar dëshmitari Besnik Musai, i cili përpara togave të zeza ka deklaruar se është kërcënuar para dy ditësh për të mos dëshmuar.

“Dy persona kanë ardhur në shtëpinë time në Durrës dhe i kanë thënë nënës sime që nëse dëshmoja do ta kisha keq punën”, ka thënë dëshmitari. Musai ka deklaruar gjithashtu se prej 5 vitesh ka qenë shofer i Ylvi Beqajt. Musai deshmoi se Beqja i ka dhene shuma te konsiderueshme Shullazit dhe i ka vene pistoleten ne koke. Musai ka deklaruar gjithashtu se prej 5 vitesh ka qenë shofer i Ylvi Beqajt, i cili bashkëjetonte me motrën e tij.

“Ylvi Beqaj më ka thënë që Shullazi i ka kërkuar para dhe në një rast, ai i ka dhënë Shullazit 80 mijë euro”, ka thënë Musai.

Dëshmitari ka deklaruar se ka qenë i pranishëm kur është firmosur kontrata mes Shullazit dhe Beqajt dhe pasi kanë dalë nga zyra e noteres, i ka vënë pistoletën në bark Beqajt.

Të fundit