Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shullazi dëshmon vetë në gjyq: Pas kontratës, Beqja më ka puthur 7 herë në faqe. Nuk e kam kërcënuar!
Emiljano Shullazi ka dëshmuar ditën e djeshme para Gjykatës së Krimeve të Rënda duke treguar versionin e tij për njohjen me biznesmenin Ylvi Beqja dhe tjetërsimin e ish-hotel “Vollgës”.
Marrja në pyetje e Shullazit në seancë, u bë pa pëlqimin e avokatëve të tij mbrojtës, por me pëlqimin e vetë të pandehurit, i cili donte të dëshmonte. Shullazi ka sjellë një panoramë tjetër nga ajo që ka deklaruar Ylvi Beqja, i cili është edhe dëshmitar i mbrojtur. Sipas Shullazit, ka qenë Beqja ai, që ka kërkuar ndihmën e tij për ish-hotel “Vollgën” në vitin 2011, pasi kishte probleme dhe ndihej i kërcënuar nga pala tjetër që pretendonte pronësinë. Gjithashtu, Shullazi ka thënë në sallën e gjyqit se nuk e ka kërcënuar kurrë Beqen. Ai madje ka përmendur edhe emrin e gjyqtares Fatmira Hajdari, e veja e Azem Hajdarit.
Sipas Shullazit, Beqja i kishte thënë se Hajdari po i prishte punë në Apel me pronësinë e ish-hotel “Vollgës” dhe se ai i ka dërguar sms përmes numrit të Gilmando Danit për këtë çështje, duke marrë edhe përgjigjen e saj mbrapsht, por pa e ditur se çfarë ndodhi më pas me gjyqin. Më tej, i pandehuri ka thënë se ka marrë për Ylvi Beqen 100 mijë euro borxh te biznesmeni Shyqyri Duraku, të cilat më pas u përfshinë në formën e pronës në aktin e dhurimit të ish-hotel “Vollgës”.
Në këtë seancë pati edhe debate mes tij dhe prokurores Elisabeta Imeraj. Lidhur me kërcënimin e biznesmenit Jani Zakja, Shullazi ka thënë se u vu në dijeni të një konflikti mes biznesmenit Fatmir Sinani dhe Zakes për një parking. Sipas tij, Fatmiri i kishte thënë se kishte lënë disa para në loton e Zakes dhe i kishte lënë peng parkingun. Por, kur Shullazi u takua me Zaken, ky i fundit i tha se e kishte zgjidhur te noteri problemin me Sinanin.
NJOHJA ME BEQEN
“E kam takuar në vitin 2011, në qershor. Ylvi Beqja ka jetuar në lagjen time dhe e njihja vetëm pak. Ka qenë një mik nga Gjermania, që më tha përmes telefonit ta takoja, se kishte disa probleme me disa persona. Beqja m’u prezantua si biznesmen dhe person me imunitet që e kishte qendrën në Gjenevë.
Më kërkoi ndihmë të ndërhyja për një pronë. Më tha, se kur të bënte një pallat aty, do të më jepte tri hyrje. Mua m’u dukën pak dhe nuk pranova. Më pas, në vitin 2014, më merr përsëri ky miku nga Gjermania dhe më thotë se do takoja sërish Beqjen se kishte një problem. U takuam në një makinë para shtëpisë sime dhe më kërkoi bashkëpunim për të marrë ish-hotel “Vollgën”. Më tregoi se ishte në gjyqe dhe se nuk kishte të drejtë ta merrte pronën. Më pas, kam takuar edhe avokatin e tij që kishte atëherë (Neshat Fana).
Ndihma kishte të bënte me një kontratë që kishte bërë nipi i tij për ish-hotelin. Ai kishte kërcënime nga pala tjetër, më të cilën ishte në gjyq dhe donte të bëja rolin e ndërmjetësit. Më tha se ishte i dorëzuar me gjykatat dhe se kishte shpenzuar shumë në gjyqe, nëse e ndihmoja, do të fitoja 1 milionë e 400 mijë euro.
Tani, gjyqin e Shkallës së Parë, sipas Ylviut, e kishte fituar shoqëria arabe, që kishte pasur më përpara hotelin. Në Apel fitoi pala tjetër, që kishte konflikt me Ylviun, Zamir Hasa. Ndërsa Ylviu e mori pronësinë vetëm me një firmë te Hipoteka e Durrësit.
Sa i përket kontratave, kemi bërë një marrëveshje në fillim te një noter në Tiranë. Më tha, do fitosh kaq dhe unë firmosa, por nuk lexova gjë. Po më vonë, kur e mësova, kontrata nuk më pëlqeu, sepse përfitoja më pak se sa e kishim lënë në fillim. Unë për fitimin hyra në këtë punë. Pastaj nisën problemet me gjyqet.
Ylviu po më zvarriste. Më thoshte duhet të tjetërsojmë pronën, çmimi po zbriste. Asnjë blerës nuk afrohej për shkak të gjyqeve dhe unë s’po e merrja pjesën time. Ai më gënjente duke më thënë se kam gjetur blerës, jo do ia shes Pacollit e jo një tjetri”.
MESAZHET ME FATMIRA HAJDARIN DHE KËRCËNIMET
“Me gjyqet merrej Ylviu, unë s’kam ndjekur gjë. Më ka dhënë një herë numrin e Fatmira Hajdarit dhe më tha se ajo po na prishte punë me procesin, po na rrezikonte pronën dhe pastaj na doli që ishte dikush tjetër. I kam çuar sms Fatmirës me numrin e Gilmando Danit dhe më ka kthyer përgjigje. Tekstin nuk e mbaj mend dhe nuk e di se çfarë ndodhi me Fatmirën më pas, a dha dorëheqjen apo jo. Gjatë kohës që ka qenë me mua, Ylvi Beqja nuk është kërcënuar asnjëherë.
Ai fliste shumë, thoshte 100 gjëra në ditë dhe vetëm gënjente. Sipas tij, i kishte dhënë lekët shoqërisë për ish-hotelin, ndërsa nga ana tjetër më thoshte të prishnim kontratën. Por, ndërkohë, çmimi i pronës po binte ditaditës. Unë nuk kisha pse e kërcënoja Ylviun. Marrëdhëniet i kisha shumë të mira me të. Ai më rrinte gjatë gjithë kohës mbrapa dhe më vinte edhe në shtëpi. Kur humbi gjyqin në Apel, donte të vriste veten.
Sa i përket kontratës së dytë te noterja në Durrës ai gënjen. Unë nuk kisha arsye ta kërcënoja. Ne shkuam atje në Durrës se ky nuk mund ta shiste pronën, vetëm mund ta shkëmbente ose ta dhuronte. Ka qenë duke më pritur te noterja dhe shkova vetëm me Gilmando Danin. Endrit Qyqja s’ka qenë fare. Bëmë kontratën ku unë do të merrja 700 metra katrorë me çmim 2000 euro për metër katrorë, plus edhe 50 metër katrorë për 100 mijë euroshin që i kisha dhënë borxh dhe ishim në rregull. Firmosëm kontratën dhe më ka puthur 7 herë në faqe. Nuk e kam kërcënuar. Marrëdhënia jonë ka qenë shumë e mirë deri në momentin që jam arrestuar”./panorama
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38