Flash News

KRYESORE

Shullazi do përballjen me Berishën, Gjykata pranon kërkesën për dëshminë e ish-kryeministrit

Shullazi do përballjen me Berishën, Gjykata pranon kërkesën

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Emiljano Shullazit që në gjyqin që po zhvillohet ndaj tij, të thërritet si dëshmitar ish-kryeministri Sali Berisha.

Menjëherë pas dëshmisë së Saimir Tahirit, Shullazi ka kërkuar ardhjen e Berishës në sallë dhe pasi disa minutash, trupi gjykues ka vendosur të pranojë kërkesën dhe thirrja pritet t’i dërgohet në ditët në vijim deputetit të PD-së.

Ishte Berisha ai që denoncoi i pari presionet e Shullazit ndaj Mynyr Konit, që ky i fundit të tërhiqej nga gara për rektor të Universitetit të Tiranës.

Zhvillohet përballja e parë Shullazi-Tahiri, si u soll ‘i forti’ përpara ish-ministrit dhe çfarë u tha në gjyq

Të fundit