Flash News

KRYESORE

Shuma marramendese dhe gola, lojtarët që shkëlqyen në 2017-tën

Shuma marramendese dhe gola, lojtarët që shkëlqyen në

Edhe pak orë kanë mbetur nga viti 2017, dhe në botën e futbollit ky vit do të mbahet mend për shifrat marramëndese të shpenzuara për të firmosur me një lojtar. 

Skuadra franceze e PSG shpenzoi plot 222 milionë euro për të transferuar në "Parc de Princ" yllin brazilian të Barcelonës, Neymar Jr që vendosi dhe rekordin si blerja më e shtrejtë në historinë e futbollit, ndërsa blerja e zyrtarizuar vetëm pak orë më parë nga  anglezët e Liverpool e Virgil van Dijk për shifrën e 83 milionë eurosh, e bëri hollandezin mbrojtësin më të shtrejtë të historisë. 

Ja kush janë 15 blerjet që rezultuan të suksesshme në këtë fazë të parë në kampionatet kryesore të Europës. 

1. Mohamed Salah  nga Roma te Liverpool (£36.9 million) 

2. Sead Kolasinac nga Schalke te Arsenal (parametra zero) 

3. Nemanja Matic nga Chelsea te Manchester United (£40 million) 

4. Paulinho  nga Guangzhou Evergrande te Barcelona (£40 million) 

5. Geoffrey Kondogbia nga Inter te Valencia (huazim me të drejtë blerjeje) 

6. Maxi Gomez  nga Defensor Sporting te Celta Vigo (€4 million) 

7. Niklas Sule  nga Hoffenheim te Bayern Munich (€25 million ) 

8. Matthias Ginter nga  Borussia Dortmund te Borussia Monchengladbach (€17 million) 

9. Maximilian Philipp  nga Freiburg te Borussia Dortmund (?) 

10. Milan Skriniar nga Sampdoria te Inter (€20 million) 

11. Aleksandar Kolarov- nga Manchester City te Roma (€5 million) 

12. Josep Ilicic- nga Fiorentina te Atalanta (?) 

13. Neymar- nga Barcelona te Paris Saint-Germain (€222 million) 

14. Kylian Mbappe- nga Monaco te Paris Saint-Germain (€180 million) 

15. Mariano -  nga Real Madrid te Lyon (€8 million )/Ora News

Të fundit