Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Shumat marramendëse, sa fitojnë këngëtarët shqiptarë në një dasmë
Sidomos gjatë periudhës së verës, këngëtarët shqiptarë janë të ftuar specialë në dasmat e çifteve. Ata këndojnë për rreth 5 orë, dhe kaq iu mjafton që falë talentit të tyre të fitojnë milionat.
T7, në emër të një qytetari të thjeshtë, ka kontaktuar disa nga këngëtarët kosovarë më të kërkuar të dasmave shqiptare, të cilët i ka pyetur se sa kushton të këndojnë në një dasmë. Çmimi i këngëtarëve sillet prej 2000 deri në 6500 euro.
Më shumë paguhet Meda për të kënduar në dasma. Sipas Express ai paguhet 6500 euro. Këtë vit ai e ka axhendën e zënë.
Grupi NRG, ka çmimin 2500 euro; Shyhrete Behluli vetëm për një dasmë merr 4000 euro e ndërkaq Shkurte Gashi 4500 euro.