Flash News

KRYESORE

“Shumë është bërë”. Spiropali falënderon Dakon, pa i përmendur emrin

Pas konstituimit të këshillit bashkiak dhe betimit të kryetares së re të bashkisë Durrës, Valbona Sako, zëvendësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka reaguar në “Facebook”.

Deputetja e PS shkruan se në Durrës është bërë shumë punë këto vite, duke iu referuar 4 mandateve të Vangjush Dakos, pa i përmendur emrin dhe se shumë punë do të bëhet.

“Suksese Valbonës në detyrën e re të drejtimit të Bashkisë së Durrësit. Me konstituimin e Këshillit Bashkiak,  vijojmë realizimin e punëve e projekteve ambicioze të qeverisë dhe bashkisë për Durrësin që duam. Shumë është bërë. Shumë më shumë do të bëhet”, shkruan Spiropali.

Të fundit