Flash News

KRYESORE

Shumë kanë anuluar dasmat prej koronavirusit, por jo ky çift shqiptar

Shumë kanë anuluar dasmat prej koronavirusit, por jo ky çift

Për shkak të pandemisë globale të koronavirusit, nga masat më drastike e deri tek ato më të çuditshmet janë marrë nga një pjesë e mirë e shteteve të botës.

Sigurisht, në këto masa drastike përfshihen edhe ceremonitë mortore, ashtu sikurse edhe dasmat. Shumë çifte kanë anuluar dasmat pasi grumbullimet janë një burim përhapjeje të virusit vdekjeprurës COVID-19.

Por Drenor Osmanaj dhe Edona Krasniqi kanë vendosur mos ta anulojnë dasmën e tyre, por të bëjnë ca ndryshime.

Ata janë martuar pa të ftuar.

Nusja dhe dhëndri, tregojnë se edhe pse kishin prenotuar restorantin dhe gjithçka tjetër, në fund të ditës, e rëndësishme është që ata janë bashkë.

Të fundit