Flash News

KRYESORE

Shumë shpejt do bëhet baba, aktori turk probleme me shëndetin

Ozcan Deniz, aktori turk i njohur dhe në Shqipëri për rolet e tij të shumta në seriale, tashmë që dhe pak ditë e ndajnë nga dasma e tij ka patur probleme të shumta shëndetësore. Aktori 45-vjeçar, i cili dhe pak muaj do të bëhet baba për herë të para,  mësohet se ka përfunduar në spital si pasojë e punës intensive.

Sipas medias turke, atij i ka rënë rezistenca e trupit gjatë punës intensive në setin e xhirimeve të serialit “Nusja e Stambollit”.

“Haberturk” citon të vëllanë e aktorit të ketë thënë se “në 15 ditët e fundit kemi shkuar disa herë në spital. Mjekët po analizojnë situatën.

 Me shumë gjasa kjo është një gjendje e lidhur me intensitetin e punës. Për momentin nuk ka asgjë për t’u frikësuar, po pushon në shtëpi.”

Deniz, i njohur për rolin e Kahramanit në serialin “Një Pjesë e Imja”, prej një viti është në lidhje dashurie me 25-vjeçaren Şeyda Aktan.

Ata pritet të kurorëzohen me martesë së shpejti, teksa çifti pret edhe fëmijën e parë.

Të fundit