Shumë të famshme dhe të dashura për publikun, rikthehet grupi “Pussycat Dolls”

Nëse jeni mbi 20-vjeç me siguri e mbani mend grupin e famshëm të vajzave “Pussycat Dolls”. Por para 9 vitesh grupi u shpërbë duke zhgënjyer kështu shumë fansa.

Edhe pse i kemi parë veçmas, më shumë Nicole Scherzinger, grupin nuk kemi pasur më mundësinë ta shohim në skenë, të gjitha bashkë.

Mirëpo, sipas MailOnline, Nicole Scherzinger ka nënshkruar një marrëveshje prej disa milionë paundësh për rikthimin e grupit. Ajo së bashku me vajzat e tjera të grupit; Carmit Bachar, Ashley Roberts, Jessica Sutta, Melody Thornton dhe Kimberley wyatt, do të kthehen me një tur botëror. P

ërveç këngëve më të famshme të tyre, do të ketë edhe këngë të reja për të cilat vajzat po punojnë. Sipas një burimi për The Sun, Nicole ka refuzuar shumë oferta për ribashkim gjatë këtyre viteve,  por në prag të 10-vjetorit ajo ka treguar se është gati.

“Nicole i është bërë një ofertë prej disa milionë paundësh për t’iu bashkuar grupit dhe ka marrë një shumë e madhe paradhënie. Kjo e bëri të pamundur që ajo të refuzonte”, -ka shtuar burimi.