Flash News

KRYESORE

“Shumë zhurmë për asgjë”, vepra e Shekspirit vjen në skenën e kryeqytetit

Në Teatrin Eksperimental të Tiranës do të vihet në skenë vepra e të madhit William Shakespeare, "Shumë zhurmë për asgjë" e regjisorit Carlo Sciaccaluga.

Janë pikërisht aktorët Myzafer Zifla, Elidon Alika, Kristian Koroveshi, Alert Çeloaliaj, Genci Fuga, Gjergj Mena, Endri Çela, Alban Musa, Frençeska Hysi, Esela Pysqyli, Ina Morinaj  të cilër do të ngjiten në skenë për disa javë me radhë në rolet e njohura të komedisë "Shumë zhurmë për asgjë".

Duke filluar nga 7 dhe 8 tetori, çdo të enjte, të premte, të shtunë dhe të diel ora 19.00 në Teatrin Kombëtar eksperimental “Kujtim Spahivogli”, do të keni mundësi të ndiqni, me një koncept të ri, komedinë që u ka rezistuar kohërave. Kështu që mos e humbisni, jo shpeshherë të jepet mundësia të ndjekësh një vepër të tillë.

Të fundit