Flash News

KRYESORE

Si bën humor Top-Channel me emisionet e Klanit

Show televiziv i humorit, “Portokalli”, ka tre ‘rubrika’ ku aktori Rezart Veleshnja ose siç njihet ndryshe me emrin ‘Betim Spërdhima’ imiton tre moderatorët e tre emisioneve të TV Klan.

Bëhet fjalë për moderatorët,  Arian Çani me emisionin e tij ‘Zonë e lirë’, Ardit Gjebrenë me rubrikën ‘Shihemi në gjyq’, dhe Rudina Magjistarin me emisionin e saj të pasdites ‘Rudina’.

Zona e Brrylit - Zonë e lirë

Në rubrikën e quajtur "Zona e Brrylit", Veleshnja imiton moderatorin e emisionit “Zonë e lirë”, Arian Çanin. Ai imiton Çanin duke pasur parasysh gjestet dhe mimikën e tij, si edhe fjalorin qe ai përdor në emision. Gjithashtu personazhet që aktori i humorit fton tek “Zona e Brrylit”, janë personazhe të ngjashëm me ata të Çanit.

Ujvara e ëmbëlsisë – Shihemi në gjyq

Veleshnja imiton edhe Ardit Gjebrenë me rubrikën e tij “Shihemi në gjyq”, ku në “Porokalli” kjo rubrikë e ka emrin “Ujvara e ëmbëlsisë”. Edhe këtu aktori i humorit vë në dukj lëvizjet, mimikën dhe mënyrën se si flet Arditi. Gjithashtu ai tregon edhe faktin që seanca e gjyqit ndërpritet nga reklamat edhe kur situata ndodhet në pikën kulmore.

Rutina e pasdites - Rudina

Pjesa tjetër është edhe imitimi i modeatores Rudina Magjistari që në “Portokalli” ka emrin “Rutina e pasdites” dhe ku Spërdhima vë në dukje gafat e shumta të moderatores. Ai gjithashtu shfaqet i veshu si Rudina dhe imiton duke përdorut lëvizjet apo gjestet e saj më të shpeshta.

Të fundit