Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Namir Lapardhaja
Tendenca e pushtetit për të manipuluar zgjedhjet është e përbotshme. Diku është më e sofistikuar, në vend tjetër më e hapur. Arsyet mund të jenë të shumta. Humbja e besueshmërisë, legjitimitetit, mbështetjes në popull, por edhe frika e hakmarrjes nga kundërshtarët politikë ose e përfitimeve të mëdha ekonomike që rrjedhin prej tij, janë vetëm disa prej tyre.
“Paradoksi politik më i madh i kohëve tona është ky: ka më shumë zgjedhje se kurrë më parë; megjithatë bota po bëhet gjithnjë e më pak demokratike.” Ky është thelbi i çështjes së trajtuar në librin “Si manipulohen zgjedhjet” të profesorëve Nic Cheeseman dhe Brian Klaas. I pari Profesor i Demokracisë në Universitetin e Birminghamit dhe i dyti studiues i politikave globale në London Scool of Economics. Nëpërmjet një pune të thelluar kërkimore dhe hulumtuese në terren, ata kanë monitoruar zgjedhjet në 11 vende të Afrikës sub-Sahariane, Lindjen e Mesme, Azinë Juglindore, duke intervistuar më shumë se 500 figura të zgjedhura të këtyre vendeve, që nga kryeministra dhe presidentë, zyrtarë të niveleve të ndryshme, punonjës të ambasadave, por edhe kandidatë të opozitës, rebelë dhe planifikues të grushteve të shteteve, të zhgënjyer nga demokracia. Veç kësaj, nëpërmjet një qasjeje të thelluar teorike, ata kanë sintetizuar disa prej mënyrave dhe rrugëve të manipulimit të zgjedhjeve, dhe kjo jo vetëm në vendet me demokraci të brishtë ose problematike, por edhe në vende të zhvilluara, kampione të demokracisë, si në rastin e SHBA-ve, ku, sigurisht, tendenca e manipulimit është shumë e sofistikuar, nëpërmjet rrugëve të tërthorta dhe jo të drejtpërdrejta.
Zgjedhjet janë një iluzion apo një mekanizëm i sigurt i ndryshimit të pushtetit? Problemi, sipas autorëve të librit, është se në shumë vende “zgjedhjet, jo vetëm që nuk arrijnë që të rrëzojnë diktatorët dhe despotët, por ato ndonjëherë i ndihmojnë ata që ta mbërthejnë më fort pushtetin”. Pavarësisht kësaj, ata theksojnë se mesazhi i tyre, nëpërmjet këtij libri, nuk është aspak pesimist. Ata sugjerojnë disa rrugë që autokratët dhe armiqtë e zgjedhjeve të lira e të ndershme mund të sfidohen. Prej tyre, rënia ekonomike do të reduktojë kapacitetin e regjimeve për të mbajtur njerëzit e vetë, një faktor ndërkombëtar më i ashpër dhe më i rreptë në deklaratat e tyre para dhe gjatë zhvillimit të zgjedhjeve, dhe jo vetëm pas tyre, krijimi i një koalicioni të gjerë opozitar etj.
Në libër flitet për gjashtë mënyra të manipulimit të zgjedhjeve, ku çdonjë sqarohet me shembuj teorikë dhe praktikë në kapituj më vetë nga vende të ndryshme të botës, qoftë të zhvilluara, qoftë nga ish-republikat sovjetike, afrikane apo të Lindjes së Mesme. E para është “gerrymandering”, ku drejtuesit e pushtetit, në mënyrë arbitrare dhe të njëanshme, shtrembërojnë kufijtë e ndarjes së zonave elektorale; e dyta është blerja e votës, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet përfitimeve të tjera; e treta është represioni, nëpërmjet variantit përça-e-sundo; e katërta është piratimi digjital i zgjedhjeve, duke dhënë raste e modele ku rezultatet kanë dalë përpara përfundimit të tyre; e pesta është mbushja e kutive të votimit, nëpërmjet futjes së fletë-votimeve false apo i lehtësimit të votimit disa herë të një votuesi dhe e gjashta manipulimi dhe hedhja hi syve e faktorit ndërkombëtarë, i cili, nga ana e tij, bën një sy qorr dhe një vesh shurdh për arsye të ndryshme.
Libri, botim i “Politiko.al”, me mbështetjen e Fondacionit “Konard Adenauer”, është një ndihmesë e madhe për lexuesin shqiptar, i cili, nga ana e tij, është dëshmitar i këtyre formave manipulative në trajta dhe mënyra të ndryshme. Ai mund t’i vijë në ndihmë studiuesve të shkencave politike, gazetarëve të kronikës dhe të politikës, aktivistëve të shoqërisë civile, monitoruesve zgjedhorë dhe pjesëtarëve të opozitës. Zgjedhjet janë gjithmonë një çështje mjaft delikate dhe shumë të kontestuara. Ato janë të lidhura ngushtësisht me zhvillimet e demokracisë së një vendi. Ndaj pyetja që mund të ngrejë gjithsekush në fund të leximit të këtij libri, është kjo: çfarë mund të bëhet më shumë për forcimin e demokracisë?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38