Flash News
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Si do jetë moti gjatë kësaj jave, e hëna nis e nxehtë, më pas rënie graduale temperaturash
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar parashikimin e motit për këtë javë.
Sipas SHMU, java nis e nxehtë, pasi të hënën në disa qytete si në Tiranë dhe Gjirokastër temperaturat do të shkojnë deri në 38 gradë.
Më pas, temperaturat do të pësojnë rënie graduale deri në fundjavë.
“Javën e ardhshme, në vend mëngjeset kanë tendencën të nisin të kthjellëta. Gjatë orëve të mesditës, si shkak i lagështirës, krijohen kushtet për zhvillime të vranësirave. Përgjatë maleve, reshjet e shiut do të bëhen të pranishme në afate kohore të shkurtra. Në formë të izoluar do të marrin karakter shtrëngatash.
Era do të fryjë, kryesisht nga juglindja e veriperëndimi, e lehtë dhe përkohësisht mesatare në mesditë e pasdite përgjatë bregdetit.
Sa i përket temperaturave, do të vijojnë të mbeten të larta në fillim të javës e gradualisht do të pësojnë rënie të lehta”, sqaron Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.