Flash News
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si do jetë protesta e 21 shkurtit para Parlamentit? Gazmend Bardhi: Ne nuk sillemi si Edi Rama
Opozita e bashkuar ka paralajmëruar se të enjten para parlamentit, do të organizojnë një protestë të ngjashme me tubimin e 16 shkurtit. Pak detaje dihen deri tani, përveç se do të jetë pa flamuj dhe pa fjalime. Megjithatë, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi zbuloi se protesta do jetë më masive se ajo e së shtunës, pa incidente.
“Synimi ynë nuk është të shkojmë në konflikt. Nëse do ta donim këtë, do ta bënim njësoj si z. Rama duke bërë marrëveshje me disa grupe kriminale dhe i bënim zgjedhjet luftë mes bandash. Nuk është ky vullneti ynë dhe kemi bërë zgjedhjen tonë. Kemi identifikuar një krizë dhe kemi vendosur të mos jemi fasadë dhe të jemi qytetarë të barabartë të këtij vendi dhe t'i bashkohemi vullnetit të qytetarëve shqiptarë që u bashkuan në mënyrë masive në protestën e 16 shkurtit dhe ju garantoj që do të jetë një pjesëmarrje akoma më masive ditën e enjte në protestën e thirrur nga opozita”, përfundoi Bardhi.