Flash News

KRYESORE

Si do të funksionojnë restorantet në kohën e koronavirusit, Amsterdami e ka gjetur zgjidhjen

Distancimi social do të thotë dhe evitimi i vendeve me shumë njerëz, si p.sh restorantet. Me siguri u kanë munguar shumë por siç duket Holanda e ka gjetur zgjidhjen.

Disa prej restoranteve, tashmë përdorin atë që quhet “quarantine greenhouses”. Këto “serra karantinë” plotësojnë të gjitha kushtet e distancimit social. Njerëzit mund të darkojnë në “dhoma” të ndara duke ruajtur ndërkohë edhe distancën mes tyre.

“Mediamatic ETEN”, restoranti në Amsterdam, po ofron për momentin shërbim vetëm për familjarët dhe miqtë e stafit, megjithatë kanë nisur rezervimet edhe për ditët e ardhshme për njerëz të tjerë, siç referohet edhe në faqen online të restoranit.

Të fundit